Ne ndeshjen e djeshme Vllaznia- Egnatia, ne tribunen VIP te stadiumit “Loro Boriçi” ka qene i pranishem edhe nje “mysafir i paftuar”. Behet fjale per ish- trajnerin e Teutes Diego Longo.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka pare italianin te shoqeruar nga nje pjestar i stafit te tij tek skuadra durrsake dhe ka ndjekur me interes ndeshjen ne mes ketyre dy ekipeve qe perfundoi me fitoren e rrogozhinasve ne shifrat 0-2.

Longo ne fakt ka kujtime te hidhura nga stadiumi “Loro Boriçi” sepse ishte pikerisht humbja javen e kaluar ndaj Vllaznise aty qe shkaktoi edhe largimin e tij nga pankina e Teutes.

Po pse ishte i pranishem ai ne stadium ne kete ndeshje? Aludimet te çojne ne shume drejtime, por me shume siguri, ashtu si dhe ish- trajneri i Partizanit Colella, edhe Longo nuk ka deshire te largohet nga Shqiperia por te gjeje nje skuader tjeter per te drejtuar.

Me shume mundesi qe ne ndeshjet e ardhshme ate do ta shohim edhe ne stadiume te tjera te Shqiperise, per te gjetur skuadren e katert qe do te drejtoje ne vendin e shqiponjave pas Kukesit, Flamurtarit dhe Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/