Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Santos për transferimin me vlerë 45 mln euro të sulmuesit anësor Rodrygo i cili ka qenë ylli i fazës së parë të kampionatit brazilian.
Teksa ekipi i tij nuk po luan mirë dhe rrezikon rënien nga kategoria, paraqitjet e Rodrygo-s kanë ardhur duke u rritur në javët e fundit dhe Santos donte t’i rriste klauzolën e lirimit në 100 mln euro, por Madrid është treguar i shkathët duke arritur marrëveshjen.
Los Blancos e dinin shumë mirë se interesi i Barcelona-s për talentin ishte i madh, dhe ka vepruar me shpejtësi të rrufeshme për t’ia rrëmbyer.
Padyshim që edhe mosmarrëveshjet e Barcelona-s me Santos për shkak të blerjes së Neymar kanë kontribuar që Real të fitonte ankandin për sulmuesin e talentuar.
Pasi lojtari dha pëlqimin e tij, Real Madrid foli me presidentin e Santos Jose Carlos Peres duke mbyllur gjithçka.