Bylis ka shkaktuar befasine e pare te Kupes duke eliminuar Tiranen dhe duke konfirmuar edhe me shume krizen e kesaj te fundit. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores ku pas kohes shtese, ballshiotet kane triumfuar ne shifrat 2-1 duke siguruar ne kete menyre kualifikimin.
Ashtu si te premten ndaj Vllaznise, edhe kete here bardheblute kane shenuar te paret, por nuk kane mundur dot ta administrojne avantazhin dhe si rrjedhoje me pas kane pesuar dy gola qe i kane kushtuar shume.
Ka qene Emanuel ai qe ka shenuar i pari per Tiranen ne minuten e 10-te, por Marku ka barazuar shifrat ne minuten e 22-te per Bylisin. 90 minutat e kohes se rregullt u mbyllen ne shifrat e barabarta 1-1, çka e beri te domosdoshme shtesen prej 30 minutash. Dhe pikerisht ne minuten e 113-te ka qene Ruçi ai qe ka shenuaer golin vendimtar per miqte.
Bardheblute paten nje mundesi shume te mire ne shtese per te barazuar me ane te Prengajt, por topi i gjuajtur prej tij eshte pritur nga portieri Hasanbelli dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 ne favor te Bylisit.
TIRANA 1-2 BYLIS
10′ Emanuel Ernest – 22′ Marku, 113′ Ruçi