Kategoria Superiore nuk do rifillojë, nëse nuk plotësohen kushtet. Sot ka ardhur edhe firma e Teutës, me durrsakët që i bashkohen 9 ekipeve të tjera. FSHF, së bashku, me ekipet bëjnë thirrje që qeveria të reflektojë mbi kërkesat.
Ato janë:
1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.