Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve do të grumbullohet ditën e hënë për dy ndeshjet e rradhës miqësore që do të zhvillojë.
Bëhet fjalë për dy takimet me kombëtaren e Kazakistanit, të cilët do të luhen në datat 24 dhe 27 mars në Lushnjë.
Trajneri Bogdani duket se ka bërë gati edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto ndeshje.
Ndonëse ajo ende nuk është bërë publike, mësohet se në klubin Vllaznia ka ardhur një ftesë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Enes Isufi.
Kjo nuk është ndonjë risi sepse ky lojtar edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj kombëtareje, madje në ndeshjet e turneut të Italisë zhvilluar pak kohë më parë, mbajti edhe shiritin e kapitenit.
© shkodrasport.com