Nga Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj gjen golin e tij te pare me skuadren e tij te re, Nasaf Qarshi, kampionen aktuale te Uzbekistanit. Ka ndodhur diten e djeshme kur ai ka shenuar golin e katert per skuadren e tij dhe duke sigluar rezultatin perfundimtar 4-0 ne favor te saj, ne perballjen me FC AGMK.
Ka qene minuta e 79-te e ndeshjes, kur Nasaf ka fituar nje 11-metersh dhe ekzekutimi i tij i eshte besuar sulmuesit nga Shqiperia. Hebaj eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete.
Duhet thene se kjo ishte vetem ndeshja e tij e dyte me kete skuader sepse prej nje periudhe gati dymujore ka qene ne nje periudhe rehabilitimi pas nje demtimi te pesuar. Dhe tashme çdo problem duket se eshte lene pas dhe 26 vjeçari jo vetem eshte rikthyer te luaje, por edhe te shenoje.
Drejtuesit e Nasaf Qarshi besojne shume ne aftesite e ketij sulmuesi dhe jo me kot kane kembengulur per ta rikthyer serish ne Uzbekistan dhe ne fund ia kane dale. Kjo skuader kerkon serish titullin kampion dhe starti i kampionatit eshte i mbare sepse kryeson renditjen pas shtate javesh kampionat.