Nga Maringlen ZHIVANI

Bruno Gomes është largimi i parë nga Vllaznia. Drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë preferuar të mbyllin bashkëpunimin me këtë futbollist, duke mos rinovuar me të.

Kontrata e futbollistit me klubin e Vllaznisë ka përfunduar dhe tashmë, ai do të largohet nga Shkodra. Gomes u afrua në merkaton e verës si një futbollist që do të zëvendësonte Bekim Balajn në repartin e sulmit, por nuk arriti të linte gjurmët e duhura në Superiore me Vllazninë.

Trajneri Brdariç siç duket nuk e ka patur në plane për sezonin e ri dhe tani Gomes duhet të shohë për një tjetër aventurë.

Braziliani bëhet futbollisti i parë që lë Shkodrën ende pa filluar merkato e verës, teksa ai fillimisht do të largohet në drejtim të vendlindjes së tij, në Brazil./www.shkkdrasport.com/