Më në fund Eros Grezda mund të tregojë vlerat e tij para tifozëve të Rejnxhërs, pasi trajneri Sitven Xherard ka menduar t’i besojë atij më shumë minuta në kampionatin skocez të futbollit.
Pas disa ndeshjesh radhazi ku i ka vënë në dispozicion disa minuta mesfushorit ofensiv të përfaqësueses shqiptare, sot Xherard ka vendosur ta aktivizojë që nga minuta e parë ën sfidën kundër St. Mirren, në një pozicion të cilin ai e njeh mirë dhe nuk do të ketë problem të përshtatet.
Nëse kur futej si zëvendësues ai aktivizohej në të djathtë apo në qendër të sulmit, këtë herë Grezda do të luajë majtas, një pozicion të cilin e ka mbuluar si te Lokomotiv Zagreb, ashtu edhe të përfaqësuesja shqiptare me rezultate të shkëlqyera. /vipsport/