Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik, ekipi ka kryer seancën e radhës pasditen e djeshme në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë.
Me grupin janë bashkuar edhe dy lojtarët e sapoardhur, mbrojtësi nigerian Alma Abo Uakili dhe mesfushori Besnik Ferati, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gega.
Gjithashtu me ekipin po përgatitet në mënyrë individuale edhe sulmuesi brazilian Lukas Kardozo, që po vijon fazën e rikuperimit duke ndjekur një program specifik të përcaktuar nga stafi.
Prej tij pritet shumë duke qenë se është një lojtar me të dhëna premtuese por edhe njohës mjaft i mirë i fazës ofensive.
Kjo do te thote se per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj qe ka luajur so titullar ne dy ndeshjet e para te kampionatit, tashme shtohet konkurrenca dhe nuk perjashtohet mundesia qe te ulet edhe ne stol.