Diten e djeshme “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e nisjes se punes te Safet Osjes tek Akademia “Basania” ku i eshte besuar drejtimi i ekipit U13. Por mesohet se ish- futbollisti i njohur i Vllaznise nuk do te mbaje vetem kete detyre tek kjo Akademi.

Ka qene vete faqja zyrtare e saj qe ka bere te ditur se Osja do te kryeje edhe detyren e drejtorit sportiv tek “Basania FC” sepse i beson vleres dhe pervojes se tij. Ja njoftimi i shperndare:

“Basania Football Club ka zgjedhur të ecë në rrugen e profesionalizmit dhe të vlerave.
Në vijim të kësaj fryme dhe këtyre objektivave janë edhe afrimet që na janë bashkuar në këtë rrugëtim të përbashkët.

Patjetër që është nder dhe privilegj për ne edhe bashkimi i prof Safet Osja me projektin Basania.
Vlerat e tij njerëzore dhe profesionale s’kanë nevojë për fjalë të tepërta sepse dihen publikisht.

Profesor Safet Osja është vlerë e shtuar për ne dhe i urojmë suksese në përgjegjësinë e Drejtorit Sportiv të akademisë dhe në mbështetje të të gjitha grupmoshave.

Vëmendje e shtuar e profesor Safetit do të jetë tek U 13, bazuar kjo edhe në politikat e akademisë!!!
Rritemi duke rritur shkallët e profesionalizmit.
Basania FC”