Vllaznia mori pasditen e sotme nje fitore me mjaft vlere ndaj Tiranes ne shifrat 4-3 ne takimin e luajtur ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Fakti qe deri pak minuta para perfundimit te shteses 17 minuteshe te akorduar nga arbitri (per shkak te nderprerjes se ndeshjes) rezultati ishte 4-1 ne favor te kuqebluve, i dha mundesine stafit teknik te hidhte ne fushe edhe lojtare te rinj.
Keshtu pas Tafilit e Delajt, ne minutat e fundit pati hapesire edhe per Pusin e Spahijen. Per kete te fundit, ky ishte debutimi i tij ne kampionat me ekipin e Vllaznise dhe padyshim qe ai do ta mbaje gjate ne mend. Nje debutim me fitore ndaj nje kundershtari si Tirana, mbetet gjate ne kujtese.
Kuptohet qe ai pati vetem pak minuta ne dispozicion per te treguar vlerat e tij, por gjithsesi fakti qe stafi vendosi ta hedhe ne fushe eshte nje tregues se trajneri Brdariç i ka syte edhe drejt tij. Kujtojme qe Spahija vjen nga nje demtim i rende qe e la jashte skuadres per gati nje vit dhe tashme ai eshte rikthyer ne formen e tij me te mire.
Si rrjedhoje, per ndeshjet e ardhshme do te jete nje alternative me shume per mbrojtjen e Vllaznise pasi 21 vjeçari mund te luaje si ne qender te mbrojtjes ashtu edhe ne krahun e majte. Dhe perderisa skuadra po shfaq dobesi ne prapavije, nuk eshte çudi qe ne ndeshjet e ardhshme atij t’i besohet edhe me shume.
Gjithsesi data 30 tetor 2024 qe shenon edhe debutimin ne Superlige me skuadren e tij te zemres, do te jete nje date qe nuk do te harrohet asnjehere nga futbollisti shkodran Flori Spahija./www.shkodrasport.com/