Vetem pak dite pas festimit te 1 vjetorit te krijimit te saj, “Basania Football Club” shijon suksesin e pare. Ajo eshte shpallur kampione e Liges Amatore per Zonen e Shkodres ne grupmoshen U15.
Sukses ky qe ka ardhur pas triumfit ne finale ndaj KF Shkodra me rezultatin 2-0. Ka qene nje ndeshje e dominuar nga djemte e Basanias te cilet kane treguar me shume grinte dhe klas e per rrjedhoje, kane triumfuar me merite ne fund.
Protagoniste te ketij suksesi kane qene te gjithe futbollistet, por meriten me te madhe natyrisht qe e kane autoret e golave te kesaj finaleve, Kristian Toma dhe Alfred Suli.
Ne fund te aktivitetit eshte zhvilluar edhe ceremonia permbyllese e kampionatit teksa kapitenit te Basanias i eshte dorezuar edhe kupa e ekipit kampion.
Padyshim qe ka qene nje triumf i merituar sepse ekipi ka treguar vlera gjate gjithe kampionatit dhe ne perberje te tij ka lojtare te talentuar te cilet fale edhe punes se shkelqyer te trajnerit Donaldo Lari, ia kane dale me sukses.
Ky eshte suksesi i pare ne te parin vit te krijimit te saj, por puna serioze qe behet tek “Basania Football Club” me siguri qe do te shperblehet me te tjera kupa e suksese edhe ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/