Ka vetem disa muaj, por menjehere te dhenat dhe talenti i tij kane dale ne pah dhe si rrjedhoje ne garen e tij te pare zyrtare me fanellen e Vllaznise, ka arritur menjehere te triumfoje. E kemi fjalen per çiklistin 15 vjeçar Luis Margjoni.
Ne garat e zhvilluara sot ne Elbasan, pikerisht ne Kupen “Dita e Veres” ai ka bere nje performance shume te mire dhe si rrjedhoje ka arritur t’u shkeputet te gjithe sportisteve te tjere pjesmarres ne kete gare, duke e prekur i pari finishin dhe duke u kurorezuar ne kete menyre fitues i trofeut te vendosur nga organizatoret.
Luis Margjoni eshte zbuluar kohet e fundit nga trajneri Leonat Kola dhe puna e bere me te gjate kesaj periudhe, ka dhene efektin e vet. Sipas tij, kemi te bejme me nje sportist qe premton shume per te ardhmen dhe qe e ka shume pasion çiklizimin. Suksesi ne garen e sotme kuptohet qe do te jete nje motiv me shume per te bere mire edhe ne garat e ardhshme dhe per te mberritur gradualisht ne nivele te larta.
Ne Kupen “Dita e Veres” shoqeruar me nje cirkuit prej disa xhirosh neper rruget e qytetit te Elbasanit, kane marre pjese sportistet e te gjithe ekipeve te vendit, mes te cileve edhe ai i Vllaznise i cili eshte paraqitur ne kete gare me 10 sportiste te tre kategorive.
Kuptohet qe paraqitje te mire kane bere edhe sportistet e tjere te ekipit shkodran, megjithate “qershia mbi torte” eshte padiskutim ajo e Luis Margjonit qe zuri vendin e pare ne kategorine e kadeteve.(www.shkodrasport.com)