Vendimi i shumëpritur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s në lidhje me reklamimin e ekipit Vllaznia- femra për aktivizimin e një lojtareje të pafederuar, më në fund ka mbërritur. Sigurisht që një vendim i tillë pritej me interes sepse pritej ndëshkimi i ekipit grek PAOK për parregullsi në ndeshjet e Champions League Women dhe nga kjo do të përfitonte Vllaznia.
Vendimi duhej të ishte dhënë më 21 shtator por nga sa mësohet, drejtuesit e ekipit shkodran vetëm ditën e djeshme janë njohur me të. Dhe për çudi, vendimi fillimisht ka mbërritur në FSHF e më pas në Shkodër. Në vendimin e marrë nga trupa disiplinore, ka vetëm një fjali: “Ankimimi është i pavend”. Po ashtu, bëhet e ditur se pala paditëse kishte të drejtë të bënte ankimimim brenda pesë ditësh!!! Pesë ditë. Pikërisht tani që kjo periudhë ka kaluar dhe nuk mund të bëhet më apelim. Diçka e qëllimshme që vjen erë të keqe ashtu siç dhe përflitej. Greket mesa duket nuk kanë ndër mend të dënohen. Ky është absurditeti i një tjetër vendimi të gabuar të UEFA-s që mbron shkeljen e rëndë të rregullores nga PAOK dhe u thote edhe ekipeve te tjera qe aktivizoni lojtare te pafederuara sepse kjo nuk perben shkelje te rregulloreve te futbollit.
© shkodrasport.com