Skuadra përfaqësuese e Malësisë së Madhe- Veleçiku është duke u paraqitur denjësisht në javët e para të kampionatit.

Ka arritur deri më tani dy fitore ndërkohë që ka humbur ndaj ekipeve pretendente si Vllaznia e Dinamo, por është paraqitur shumë denjësisht ndaj tyre.

Një nga elementët që po spikat aktualisht tek koplikasit është padyshim portieri Zamir Vjerdha.

I rritur tek Akademia Vllaznia, ai në dy sezonet e kaluar ka qenë pjesë e ekipit “Vllaznia B” ndërsa sivjet duke kërkuar më shumë hapësira ka kaluat tek Veleçiku.

Paraqitjet e tij me këtë skuadër kanë qenë shumë të mira deri tani dhe ai është shndërruar në një protagonist për të.

Sigurisht që me të tilla paraqitje, ai do të fitojë shumë eksperiencë e cila mund t’i shërbejë më pas, pse jo për të kaluar edhe në ndonjë ekip të Superligës sezonin e ardhshëm.
© shkodrasport.com