Vllaznia e futbollit te femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje vazhdon e sigurte rrugetimin e saj drejt arritjes se objektivit, shpalljes per here te 12-te rradhazi kampione e Shqiperise.
Mesditen e sotme ajo ka pritur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ekipin e Tiranes te cilin e ka mundur me rezultatin e thelle 13-0. Diçka e pashpjegueshme ne fakt sepse nga nje ekip pretendent sezonin e kaluar, sivjet bardheblute jane thjesht te rendomte dhe nuk mund te pretendojne asgje.
Ne pjesen e pare te takimit te luajtur sot, vajzat shkodrane kane arritur te shenojne 6 gola, ku 3 prej tyre mbajne firmen e Megi Doçit, ndersa kane shenuar edhe Rrezona Ramadani, Klaudia Borci dhe Bianca Azar Coad.
Ne 45 minutat e dyta nderkohe jane shenuar edhe 7 gola te tjere, ku plot 5 jane shenuar serish nga Doçi e cila ne total ka shenuar plot 8 gola ne kete takim. Te tjeret jane shenuar nga Borci perseri si dhe Ajdena Mustafaj.
Ne kete menyre, Vllaznia ka fituar me shifrat e thella 13-0 dhe pas ketij suksesi ajo eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve dhe mban serish vendin e pare ne renditje, duke qene e shkeputur dy pike nga Gramshi i vendit te dyte.(www.shkodrasport.com)