Eshte zhvilluar diten e sotme edicioni i dyte i kupes ne nderim te ish- hendbollistit dhe ish- presidentit te Vllaznise Nikolin Karroca, ndare nga jeta dy vjet me pare. Ne kete aktivitet kane marre pjese kater ekipe, dy prej te cilave kosovare si dhe Vllaznia e ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.

Ne ndeshjen e pare, Vjosa ka fituar 10-7 ndaj Universitetit “Luigj Gurakuqi” ndersa ne te dyten, Vllaznia ka fituar 21-20 ndaj ekipit te Lepencit dhe duke fituar kesisoj te drejten per te dale ne finalen e kesaj kupe.

Ajo eshte zhvilluar e bukur, por ne fund, “Vjosa” ka fituar me rezultatin 14-11 ndaj Vllaznise duke u shpallur fitues i ketij edicioni nderkohe qe kuqeblute jane renditur te dytet. Ne vend te trete eshte renditur ekipi i Lepencit qe mundi 15-12 Universitetin Luigj Gurakuqi.

Ne fund jane bere edhe disa vleresime, ku Isa Zeqa i K.H.Vjosa u shpall portieri më i mirë i aktivitetit, ndersa Kreshnik Zharku i K.H.Lepenci u shpall lojtari më i mirë i aktivitetit.

Gjate ketij turneu jane shperndare disa çertifikata mirenjohje për ish-hendbollistë kontribues ndër vite në këtë sport në Shkoder e pikerisht per Arben Rrjolli, Ardit Çiellza dhe Artan Durro./SHKODRA-SPORT.COM/