Skuadra e Juventusit është duke u kompletuar me rikthimet e futbollistëve nga pushimet post Euro 2024. I pari që u rikthye është Faxholi duke braktisur disa ditë pushim më shumë sesa të tjerët.

Dushan Vlahoviç ka mbërritur ditën e djeshme për të nisur punën me trajnerin e ri Tiago Mota.

Sulmuesi serb kaloi nga “J Medical” për të bërë testet mjekësore në prag të sezonit të ri. Disa tifozë ishin aty duke e pritur dhe ai ndaloi për të bërë foto dhe për të dhënë autografe për ta. Nuk munguan koret e disa prej tifozëve të Juventusit që i kërkuan fitoren e Champions-it, Dushan Vlahoviçit.

Pasditen e djeshme iu bashkua ekipit edhe Filip Kostiç. Anësori bardhezi u dëmtua në Europian dhe do të bëjë disa teste për të kuptuar nëse është rikuperuar plotësisht, apo do të ketë një plan specifik për t’u rikthyer sa më në formë.