Ish-sulmuesi i Sëlltikut, Kris Suton, duket i zhgënjyer nga transferimi i Eros Grezdës te skocezët e Rejnxhërsit. Në një prononcim për mediat skoceze 45-vjeçari ka bërë ironi me deklaratën e Panuçit, që tha se Grezda vlen 20 milionë paund. Grezda
Sipas legjendës së Sëlltikut, futbollisti shqiptar vlen vetëm 20 paund, duke e cilësuar transferimin e tij te Rejnxhër, si një fatkeqësi.
“Eros Grezda për shembull ka qenë pak a shumë një fatkeqësi. Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, tha se ai është një lojtar që do të vlej 20 milionë paund, por mendoj se ai e ka pasur për 20 paund”, u shpreh Suton.