Sigitas Olberkis është lojtari më i ri i Elbasanit. Qendëmbrojtësi lituanez vendosi që të mbyllte aventurën e tij në vendlindje me FA Siauliai, për të nisur një të re në Shqipëri.
Mbrojtësi 27 vjeçar është në kulmin e karrierës së tij, pasi ka kapur edhe vlerën rekord në Transfermarkt.
Momentalisht, futbollisti vlerësohet plot 450 mijë euro, duke pasur rritje të ndjeshme në sezonet e fundit.
Njoftimi i Elbasanit:
Sigitas Olberkis është zyrtarisht pjesë e familjes verdheblu. Olberkis vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në elitën e futbollit lituanez. 27 vjecari në karrierë është aktivizuar në kampionatet irlandeze, suedeze, bjelloruse etj.
Shtatlarti i qendrës së mbrojtjes gjithashtu numëron paraqitje me ekipin e përfaqësueses lituaneze.