Kur kane mbetur edhe 18 dite nga starti i kampionatit te ri, te 10 ekipet pjesmarrese po i japin doren e fundit pergatitjeve dhe njekohesisht ato po mundohen te bejne edhe ndonje nderhyrje te fundit ne merkato megjithate thuajse perberjet e tyre jane konfiguruar.
Po cili eshte ekipi me vleren me te madhe ne treg? Sipas transfermarkt, faqja e specializuar per vlerat e futbollisteve, ekipi me vleren me te madhe eshte ai i Partizanit i cili vleresohet 6.5 milione euro.
Ne vend te dyte eshte Tirana, e cila vleresohet 4.9 milione euro, ndersa Vllaznia renditet e treta me 4.28 milione euro. Nje vleresim i tille bazohet nga perberjet e lojtareve, mosha dhe shume detaje te tjera.
Ekipet me vleren me te vogel normalisht qe jane ato te ngjitura kete sezon ne Superlige, Elbasani qe renditet i nenti me nje vlere 2.89 milione euro, ndersa Bylis eshte i fundit me vlere 2.08 milione euro. Ne total, Superliga shqiptare vleresohet 39.09 milione euro./www.shkodrasport.com/