Nga Endri ÇINARI

Vlerat e futbollistëve në merkato shpesh ndryshojnë në varësi të performancës së tyre. Ku kartoni i futbollistëve ulet ose ngrihet në varësi të asaj çfarë ata dhurojnë në performancat e tyre. Kështu një përditësim i fundit i faqes së specializuar Transfermarkt tregon për shifrat me të cilar vlerësohen futbollistët e Vllaznisë në tregun e shit-blerjeve.

Kështu dy futbollistët më të shtrenjtë tek Vllaznia janë Kevin Dodaj dhe Esat Mala. Të dy sulmuesit e krahut të kuqebluve kapin shifrën e 350 mijë eurove në merkato. Me prizrenasin i cili ka pasur rritje të vlerës së kartonit, kjo falë performancave shumë pozitive të këtij edicioni. Ndërsa futbollisiti i tretë më i vlerësuar tek kuqeblutë është Kristi Qarri, shkruan shkodrasport.com

Portieri i cili edhe pse ka që nga muaji dhjetor që mungon për shkak të një dëmtimi, ende vlerësohet me 300 mijë euro në merkato. Pas kësaj treshje janë një grumbull futbollistësh që vlerësohen me 250 mijë euro si: Jago, Krymi, Qato, Deliu, Kahrimanoviç dhe Gruda. Bën habi disi vlera e Balajt, i cili edhe pse është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 14 gola, kap shifrën e 200 mijë eurove në merkato sipas Transfermarkt.

Në total e gjithë skuadra e Vllaznisë vlerësohet me shifrën e vlerës 4.58 milionë euro. Duke qenë kështu ekipi i pestë më i shtrenjtë i Superiores, ku pas shkodranëve qëndrojnë Partizani me një vlerë prej 5.63 milionë eurosh, Dinamo me 4.8 milionë euro, Egnatia me 4.68 milionë euro dhe Elbasani me 4.63 milionë euro. Në total e gjithë vlera e 10-të skuadrave dhe futbollistëve të Superiores sipas Transfermarkt është 42.65 milionë euro.(www.shkodrasport.com)