Verona ka arritur të ndalë Juventusin mbrëmjen e djeshme duke fituar me rezultatin 2-1, ku aktori kryesor ishte Marash Kumbulla. 20-vjeçari ka arritur të bëjë një ndeshje shumë të mirë, duke marrë vlerësime nga gjithë opinioni sportiv i Serie A dhe jo vetëm. Mbrojtësi ishte autor i një goli, i cili u anulua për një pozicion milimetrik lashtë lojë.
Megjithatë ai përsëri u bë protagonist, duke fituar një penallti. Djaloshi bëri shumë mirë në fazën ofensive, por ishte perfekt edhe në mbrojtje, duke eklipsuar klasin e treshes Higuain, Ronaldo, Dibala. Ndërhyrjet e tij të sakta në shumë raste i bënë kundërshtarët të ndërronin krahë.
Gjithashtu, edhe pse jo në nivelet e Kumbullës një ndeshje shumë të mirë zhvilloi Rrahmani. Mbrojtësi ishte një pikë e fortë e mbrojtjes në fitoren e mbrëmshme dhe shumë i mirë në topat e diskutueshëm. Vlerësime shumë të mira kanë marrë të dy nga mediat e mëdha Europiane.
”Gazzeta Dello Sport” e ka vlerësuar Kumbullën me notën 7.5 dhe “Corriere Dello Sport me notën 7. “Eurosport” ka notën 8 për Kumbullën dshe notën 7 për Rrahmanin.
“Notat e dy shqiptarëve “Eurosport i komenton: “Kumbulla 8. I sigurt dhe i vëmendshëm mbrapa, ku nuk gabon praktikisht asgjë. Dhe kur shtyn përpara shkakton dëme. Vetëm një pozicion jashtë loje milimetrik i mohon gëzimin e golit, pastaj në fund fiton edhe penalltinë duke shtyrë Bonuçin të bëjë faull me prekjen e topit me dorë.
Rrahmani 7. Një tjetër paraqitje super e 25-vjeçarit kosovar. Mbyll saraçinezkën, nuk lë ët kaloj asgjë, është e vërtetë, në aksionin e golit të Juventusit i jep pak si shumë hapësirë Ronaldos, por përballë një fenomeni të tillë ke pak për të bërë.” /vipsport/