Gjatë ditës së sotme janë publikuar vlerësimet e reja nga CIES-i, rreth vlerave të futbollistëve në kampionatet kryesore europiane.

Sa i përket listës së legjionarëve të Kombëtares, vlerat e tyre nuk kanë shumë ndryshime nga muaji paraardhës. Kështu, futbollisti më i kushtueshëm i kombëtares shqiptare, është Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Napolit kushton 68 milionë euro, ndërsa më parë kushtonte 67.2 milionë euro.

Nga ana tjetër një rritje e ka pësuar edhe Thomas Strakosha, i cili vlen 29.8 milionë euro falë paraqitjeve në nivelin e duhur këtë muaj, ndërsa më parë vlerësohej me 28.9 milionë euro.

Futbollisti i tretë më i kushtueshëm i Shqipërisë, është gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha.

Ky i fundit ka pësuar një ulje të vlerësimit, ndryshe nga dy të parët pasi vlerësohet me 11.5 milionë euro, ndërsa më parë shifra ishte në 12.2 milionë euro.

Futbollistët e tjerë të Kombëtares vazhdojnë në kufirin e ulët të vlerësimit që nuk e kalon 3.4 milionë euro, shifër kjo e mbajtur nga Armando Sadiku.

Gjithashtu në këtë listë është i përfshirë edhe talenti i Volfsburgut, Rexhbecaj, i cili kushton 2.7 milionë euro, megjithëse ende nuk e ka vendosur për kombëtaren që do të përfaqësojë. /vipsport/