Ideja e fundit e merkatos për Romën të çoon për në shtëpinë e Torinos, saktësisht e sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Andrea Belotti. Prej disa ditësh, zërat mbi një interesim i Monchit për sulmuesin granata janë përforcuar ndjeshëm, sidomos pas vetë deklaratave të Drejtorit Sportiv për futbollistin.
Gjithsesi, spanjolli duhet të tregojë kujdes ndaj konkurencës, veçanërisht atë rrezikut potencial nga Anglia. Referuar asaj që raporton Gianluigi Longari në “Twitter”, West Ham ka paraqitur një ofertë konkrete prej 40 milionë sterlina, pak më shumë se 45 milionë euro për “Gjelin”, që konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Arnautovic.
Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se përgjigja e presidentit të Torinos, Urbano Cairo ishte një refuzim i thatë. Padroni i Torinos ëndërron një kualifikim për në Europë, dhe humbja e kapitenit të tij që në janar, nuk hyn në planet e klubit.
Se çfare do te ndodhe me kete çeshtj duhet te presim ndoshta deri ne fundin e merkatos se janarit. Belotti ka treguar vlera dhe per kete arsye, preferohet nga keto skuadra.
Nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te kete interesim edhe nga ekipet e tjera, megjithate per momentin eshte vlerat financiare qe ato ofrojne per te marre sherbimet e tij./telesport/