Vllaznia ka fituar 5 me 0 kundër Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriç”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Manita kjo e shkodranëve, që i sjellin Skënderbeut humbjen më të thellë këtë sezon.

Gruda me tri golat e tij, Balaj me një dhe Erlis Frashëri me autogol vulosën fatet e takimit që nuk do shumë për t’u komentuar.

Vetëm 1 gol u shënua pjesën e parë, ndërsa 4 të tjerë erdhën në të dytën.

Një Vllazni kjo e pamëshirshme, që ndodhet tashmë në vendin e tretë. Në anën tjetër Skënderbeu zbret në të gjashtin me 4 pikë më pak.