Opinion nga Valter Fushaj*
“Të gjithë këto rezultate të Vllaznisë për mendimin tim janë si shkak i ndërrimit të presidencës. Këtë nuk e them se kam qenë unë president i skuadrër por ajo që e mori drejtimin e saj nuk kishte eksperiencën e duhur, kjo për shkak se është presidenca qëbën përzgjedhjen e stafit teknik dhe arrin të organizojë çdo gjë siç duhet që skuadra të ketë sukses. Të them të drejtën ndeshjen me Flamurtarin e kam ndjekë nga televizioni dhe nuk kam parë asnjëherë ekip më të dobët. Edhe kur kam qenë unë kemi patur ekip të dobët por siç është ai aktuali nuk e kam parë asnjëherë. Shpresoj që blerjet e realizuara të arrijnë të inkuadrohen sa më shpejt me ekipin dhe të japin kontributin e tyre. Përsa i përket asaj që është diskutuar për rënien në plejaut edhe pse skuadra është në nivele të tilla nuk mendoj se do të bie por do të qëndrojë diku tek mesi i tabelës së klasifikimit”.
*Ish-president i Vllaznisë