Opinion nga Roland ÇOMO
Urime Vllaznise per fitoren e bukur ne Durres, por para se t’i themi falemderit trajnerit, duhet t’i themi faleminderit Smajlit jo vetem per golin por dhe per formen konstante qe po tregon. Kisha pas shume deshire te luaj edhe me Kombetaren, komplimente Hajdarit per shpirtin e gares qe po tregon dhe Vujadinoviç. Keta te tre po e marrin Vllaznine perpara. Nese dikush ka ndryshuar mendim per merkaton e janarit, une peseri mbetem i mendimit qe te huajt te cilet kane ardhur te Vllaznia jane ne nivel shume te dobet. I uroj suksese Vllaznise dhe kush trajner mendon te quhet i suksesshem te kjo skuader duhet minimumi tre vendet e para. Kush nuk e realizon kete objektiv, duhet te hapi krahun. E degjuam edhe nje tjeter dje te Rubrika sportive tek nje nga kanalet e Shkodres, ku u citua qe trajneri Vllaznise i paska premtuar Hajdarit se do ta çojë ne Kombetare. Hajdari po vazhdoi me keto ritme nuk ka nevoje me e çu trajneri i Vllaznise. Ne fakt trajneri i Vllaznise i ka shume te “mira” maredheniet me F.SH.F-ne sidomos me nr.1 te saj dhe patjeter qe ai do t’ia miratoje. Hajdarin ne kombetare do e çoje djersa dhe mundi i vet. Hajdari duhet vleresuar dhe shperblyer ashtu si duhet. Kjo eshte arsyeja qe une jam kundra “Jabllanve & Co”, se nuk jane kerkund si Sukaj, Vajushi, Hajdari e shume te tjere.Se Vllaznia nuk ka nevoje per te marre lojtare se prodhon vete me shumice. I uroj suksese Hajdarit dhe gjithe talenteve qe Vllaznia nxjerr ne çdo kohe dhe nuk duhet te mohohet puna e atyre trajnereve qe ka Akademia Vllaznia sepse eshte merite edhe e tyre.