Vllaznia e ka nisur me fitore serine e miqesoreve te Austrise. Ndonese perballe nje ekipi jo te nje niveli te larte si Traiskirchen, per kuqeblute e rendesishme ishte nisja e mbare. Ka vendosur ne kete ndeshje goli i Kristijan Vulajt, sulmuesit qe u aktivizua ne pjesen e dyte te ndeshjes.
Duhet thene se trajneri Josa ne kete miqesore ka aktivizuar plot 19 futbolliste. E ka nisur ndeshjen me formacionin baze ku ne porte ka qene Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes ka qene e perbere nga Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Smajli. Ne mesfushe ka qene dyshja Jonuzi- Boshnjaku, perpara treshes Kruja- Heriç- A.Hoxhaj.
Keta te fundit kane qene ne mbeshtetje te sulmuesit kryesor- Aralices. Nderkohe ne fillimin e pjeses se dyte, Qarri ka zene vendin e Zogoviç ne porte, Herald Marku vendin e Heriç dhe Çoba te Ardit Hoxhajt.
Ne minuten e 55-te sakaq jane futur ne loje edhe Vulaj e Alivoda ne vend te Aralices e Bosnjakut, ndersa me pas ka patur vend edhe per Shehin ne vend te Juriç, Kainen qe eshte aktivizuar ne vend te Jonuzit dhe ne fund disa minuta edhe per 19 vjeçarin Delaj ne vend te Krujes.
Ne kete miqesore nuk kane luajtur per arsye demtimesh te lehta Hakaj, Pjeshka e Deda e po ashtu edhe latifi eshte lene pushim ngaqe ka vetem dy dite qe eshte bashkuar me skuadren ne stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/