Në miqësoren e sotme ndaj Burrelit e cila është drejtuar nga arbitri kryesor Bekris Dragusha, i ndihmuar nga Sonil Zeka e Jetmir Podgorica, Vllaznia nuk ka luajtur me formacionin e saj më të mirë. Në pjesën e parë, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Kamzës, në fushë kanë qenë vetëm Zeqaj, Marku dhe Krymi.
Pjesa tjetër kanë qenë kryesisht lojtarët e stolit. Trajneri Lika kishte menduar që t’u jepte më shumë minuta edhe atyre duke ndërtuar kësisoj një formacion miks. Në portë nga minuta e parë ri, ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Mehmedaj nga e djathtë dhe Marku nga e majtë ndërsa në qendër ka qenë dyshja Zeqaj- Borshi.
Në mesfushë, kanë luajtur Krymi dhe Bilali në qendër ndërsa Lushaj e Kruja në krahë. Dyshja Pusi- Eziamaka ndërkohë ka qenë në sulm duke u përpjekur të shënojë në portën e Vuksanoviç ndonëse nuk ia kanë dalë.
Ndërkohë janë aktivizuar gjatë ndeshjes edhe Selimaj, Zogaj, Tafili, Ruqi, Gurishta, Balaj, Hajdari, Palushani, Hoti e Troja. Sakaq, disa futbollistë të tjerë si Malota, Lika e Junior kanë zhvilluar stërvitje individuale duke mos u aktivizuar fare në këtë miqësore e cila u mbyll në barazim 0-0.
Vllaznia: Sherri, Mehmedaj, Zeqaj, Borshi, Marku, Krymi, Bilali, Lushaj, Kruja, Pusi, Eziamaka. U aktivizuan edhe Selimaj, Zogaj, Tafili, Ruqi, Gurishta, Balaj, Hajdari, Palushani, Hoti, Troja. Tr: H. Lika
© shkodrasport.com