www.shkodrasport.com
“Vllaznia 2012”, shkon në 8 numri i shteteve të konfirmuara
Memoriali ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2012” që do zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër, pritet të shënojë rekorde për pjesmarrjen e ekipeve të huaja në të. Kështu, pas Italisë dhe Kazakistanit, dy ekipeve që e konfirmuan të parët pjesmarrjen në këtë aktivitet që do zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në datat 9-12 mars, kanë ardhur edhe konfirmime të tjera nga ekipe të shteteve të ndryshme që duan të marrin pjesë në këtë Memorial. Dhe ajo çka është me interesantja, pjesmarrës në të do jenë edhe disa shtete nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Kështu, kanë konfirmuar pjesmarrjen në turneun ndërkombëtar që do zhvillohet në Shkodër, edhe shtetet afrikane si Botvana, Gambia, Guinea e Maroku, do marrë pjesë një ekip nga shteti aziatik I Iranit dhe një tjetër nga Amerika Latine pikërisht nga Ekuadori. Me këto 6 konfirmimet e fundit të ardhura nga këto shtete, kësisoj ka shkuar në 8 numri I shteteve që duan të marrin pjesë në “Vllaznia 2012”. Janë në pritje për të ardhur edhe konfirmimet e Francës, Serbisë dhe gjithë vendeve të rajonit tonë, çka do thotë se shumë shpejt numri I shteteve pjesmarrëse mund të arrijë në 20, aty ku dhe e kanë parashikuar organizatorët. Ky do ishte një sukses I madh për Shkodrën dhe boksin shqiptar sepse një numër kaq të madh vendesh pjesmarrëse, nuk kishte ndodhur më parë të kishte në një aktivitet të këtij sporti në vendin tonë. Fakti që Lojërat Olimpike këtë vit zhvillohen në Londër, bën që shumë shtete të kontinenteve të tjera të zgjedhin Memorialin e Shkodrës për të testuar veten. Por nëse gjërat po shkojnë mirë sa I takon organizimit, ende për t’u zgjidhur ka mbetur problemi I financave që duhen për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm. Pushteti lokal i Shkodrës ende nuk ka garantuar asgjë por koha s’pret. Marsi po vjen dhe gjërat duhen përshpejtuar.