Ne Shkoder jane duke e vleresuar maksimalisht ndeshjen e se dieles ndaj Egnatias, e vlefshme per gjysmefinalen e kampionatit. Kete e tregon edhe fakti qe ekipi prej pasdites se djeshme ka lene qytetin e tij dhe eshte nisur drejt Durresit ku do te qendroje deri pasditen e se dieles.

Drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik e kane menduar si zgjidhjen e duhur grumbullimin larg atmosferes shume entuziaste qe ka perfshire gjithe qytetin e Shkodres ne prag te ndeshjeve me vendimtare te sezonit.

Si rrjedhoje, menjehere pas perfundimit te seances stervitore te pasdites se djeshme, futbollistet dhe stafi teknik e mjekesor jane nisur drejt Durresit, per t’u akomoduar ne nje nga hotelet e bregdetit, nderkohe qe sot do te vijojne pergatitjet ne fushen e kompleksit “Tropikal”.

Ne rradhet e te gjithe pjestareve te Vllaznise ka nje besim te madh se mund t’ia dalin ta mundin Egnatian dhe te shkojne ne finalen per titullin kampion, megjithate gjithçka do te vendoset te dielen ne ora 20:00 ne “Air Albania”./www.shkodrasport.com/