Vllaznia ka mbyllur sot javen e pare te stervitjes dhe neser do te nise te dyten. Edhe ajo do te startoje fillimisht ne Shkoder, por nga fundi i javes pritet qe ekipi te largohet nga Shqiperia per te zhvilluar diku jashte fazen me intensive te pergatitjeve ne prag te ndeshjeve europiane.

Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se kater jane vendet qe po diskutohen si opsione per zhvillimin e kesaj stervitje dyjavore. Vete presidenti Xhaferi pak dite me pare u shpreh se alternativat kane qene ato te Zllatiborit ne Serbi, Bllansko ne Bullgari si dhe ne Austri.

Por nderkohe ditet e fundit ka dale ne skene edhe nje tjeter opsion, ai i Bosnje- Hercegovines. Drejtori sportiv eshte ne kontakte te vazhdueshme dhe mendohet qe diten e neserme te mbyllet gjithçka teksa do te zgjidhet edhe vendi ku do te stervitet Vllaznia ne ditet e ardhshme.

Kuptohet qe e rendesishme eshte edhe gjetja e ndeshjeve miqesore per ekipin gjate periudhes se stervitjes. Vjet ne Austri, kjo gje ka qene nje problem i madh dhe skuadra ne mungese te kundershtareve serioze eshte detyruar te ndeshet me kundershtare amatore.

Vllaznia ka ne plan te zhvilloje edhe 3-4 ndeshje miqesore ne prag te sfidave europiae. Kujtojme qe shorti i turit te pare te UEFA Europa Conference League do te hidhet diten e marte dhe kuqeblute do te mesojne edhe emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshen me 13 dhe 20 korrik./SHKODRA-SPORT.COM/