Vllaznia eshte me pushime. Qe pas ndeshjes me Partizanin, futbollistet dhe stafi teknik i kesaj skuadre kane ndalur per momentin procesin stervitor dhe jane duke kaluar pak dite pushime, te cilat kane qene ne fakt shume te domosdoshme per ta.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se skuadra kuqeblu do te jete pushim deri me date 26 dhjetor, kur dhe do te rikthehet serish ne fushen e stervitjes per te vijuar me procesin e pergatitjeve per gjysmen e dyte te kampionatit.

Duke qene pushim, shumica e futbollisteve jane jashte vendit e po ashtu edhe trajneri Brdariç ndodhet ne Gjermani prane familjes se tij. Keto 5 dite pushim ne fakt kane qene shume te mira nisur nga situata problematike qe po kalonte Vllaznia sa i takon demtimeve te lojtarve.

Stafi shpreson shume qe problemet e tyre te kalojne dhe shumica e lojtareve te jene te gatshem per ndeshjen e 11 janarit kunder Tiranes ne “Loro Boriçi” ku do te tentojne patjeter fitoren dhe nisjen e mbare te vitit te ri./www.shkodrasport.com/