Vllaznia e femrave eshte kurorezuar sot kampione e Shqiperise per te shtaten here rradhazi. Nje sukses i jashtezakonshem i ketij ekipi qe ben ligjin ne kete kampionat prej shtate vitesh.
Ndeshja e fundit ka qene ajo me Tirana AS zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-1 fale golave te shenuar nga Shala, Franja dhe Doçi 2 here.
Ne fund te saj nderkohe kane qene Vasil Bici dhe Sulejman Demollari qe ne emer te FSHF-se qe kane dorezuar medaljet per ekipin kampion te Shqiperise.
Momenti me i bukur natyrisht qe ka qene kur kupa eshte dorezuar ne duart e kapitenes Franja dhe me pas ne kampin shkodran ka shperthyer festa.
Nje feste e merituar e ketij ekipi qe ka zhvilluar nje kampionat te shkelqyer duke treguar nje dominim absolut ndaj te gjithe kundershtareve.