Armando Vajushi mund të jetë më afër së kurrë konfirmimit së marrëveshjes me drejtuesit e Vllaznisë për të filluar tratativat për një huazim të tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi shkodran prej shumë kohësh ka filluar kontaktet me drejtuesit e kuqebluve pasi dhe vetë ai ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish në Shkodër. Ndonëse Vajushi aktivizohet me skuadrën e Liteksit në Bullgari ai ka nisur bisedimet paraprake me drejtuesit e skuadrs shkodrane për të plotësuar të gjitha kërkesat në mënyrë që ai të fillojë bisedimet me drejtuesit e ekipit bullgar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Vajushi në një prononcim për gazeten. “Sigurisht që unë nuk kam pritur shumë për të filluar bisedimet me drejtuesit e Vllaznisë. Kemi biseduar konkretisht dhe jam në pritje të një përgjigjeje përfundimtare. Unë kam folë me një pjesë të drejtuesve por ai që duhet të vendosë është presidenti Lorenc Luka. Momentalisht ai nuk ndohet në Shqipëri dhe prandaj më duhet të pres për pak ditë. Me pjesën më të madhe të drejtuesve kam rënë dakort por është një që vendosë përfundimisht. Në qoftë se do të më plotësohen kërkesat e mia dhe do të bëjmë një marrëveshje unë pastaj do të bëj maksimumion për të kaluar nga Liteksi drejt Vllaznisë”, ka thënë Vajushi. E vetmja mënyrë është ajo e një huazimi por që në fakt nuk është se do të jetë shumë e lehtë. “Duhet thënë që pavarësisht se unë kam dëshirë të vij tek Vllaznia nuk do të jetë aspak e lehtë që të realizojmë një huazim. Pasi të marr një konfirmim pozitiv nga Vllaznia së bashku me menaxherin tim dhe me kampionin e mundjes Elis Guri do të hymë në bisedime me drejtuesit e skuadeës së Liteksit për të mundësuar një huazim. Pra ne kërkojmë që këtë lëvizje ta bëjmë më shumë me miqësi sesa me potenciale financiare pasi është e pamundur për Vllazninë. Unë mund të shkoj dhe plotësisht tek Vllaznia në qoftëse arrin të blejë kartonin por këtu drejtuesit i kanë vënë vlerën prej 400 mijë eurosh dhe praktikisht më duket e pamundur. Gjithsesi të presim përgjigjen e Vllaznisë dhe unë më pas do të bëj të pamundurën për të ardhur sërish në Shkodër”, ka thënë Vajushi. Përsa i përket kërkesave që të vetë sulmuesit shkodran, ai nuk ka dëshirë që të japë shumë detaje. Por nga burime të sigurta, Vajushi ka kërkuar një vlerë prej 7 mijë eurosh në muaj më pak se sa merr aktualisht tek Liteksi. “Unë nuk është se pretendoj shifra kolosale. Por po të bazohem tek lojtarët që marrin pothuajse 5 mijë euro sot tek Vllaznia dhe qëndrojnë në stol, natyrisht që kërkesa e ime është mëse normale. Përveç dëshirës sime për të luajtur me Vllazninë unë duhet të pltoësoj dhe kërkesat e mia pasi këtu jam i plotësuar përsa i përket kushteve dhe kërkesave financiare. Gjithsesi unë pres një përgjigje pozitive që më pas të vij dhe të jem pjesë e Vllaznisë”, ka përfunduar sulmuesi shkodran Armando Vajushi.
ANTON ZALLI