Vllaznia, 8 milionë lekë për fitoren në Fier
Vllaznia vërtetë ndodhet në një moment deçiziv të saj dhe për këtë, i duhet pikët maksimale në çdo ndeshje, duke nisur nga sfida me Apoloninë në Fier. Pavarsisht problemeve të fundit, të shfaqura në kampin shkodran, në lidhje me mungesat e pjessshme të rrogave, përsëri krerët e Vllaznisë kanë menduar për të akorduar një premio prej 8 milion lekësh të vjetra, në rast fitoreje me fierakët, në fushën e këtyre të fundit. Tre javë më parë kuqebluve u ishte premtuar një shumë prej 4 milion lekësh të vjetra, në rast fitoreje me Pogradecin në Shkodër, gjë e cila u arrit me shifrat e ngushta 1-0. Tani vjen një tjetër premio për Vllazninë, gjithnjë në rast fitoreje në trasnfertë, që gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe vendasit ndodhen në pozita të vështira dhe mund të kërkojnë me çdo kusht fitoren edhe ata.