Humbja e Vllaznisë ndaj Kukësit nuk është pritur aspak mirë nga ana e tifozërisë shkodrane. Përkundër fjalëve për tolerim apo marrëveshje për kupën që nuk kanë vend, duhet pranuar se loja e kuqebluve në këtë takim nuk është ngjitur në lartësinë e duhur. Dyshja e mbrojtjes së qendrës e përbërë nga Beqiri dhe Sykaj nuk kanë qenë në lartësinë e duhur e po ashtu edhe lojtarët e mesfushës.

Kanë munguar aksionet e ndërtuara ndërkohë që futja e Bardullës në pjesën e dytë I dha më shumë gjallëri mesfushës. Madje pritej që edhe Hajdari të futej më herët në fushë dhe jo në minutën e 87-të siç hyri sepse Vllaznia nuk kishte më se çfarë të humbiste dhe për këtë arsye, trajneri Raineri duhej të tentonte më shumë. Pavarësisht kësaj, kuqeblutë kanë humbur ndaj skuadrës që kryeson me meritë kampionatin dhe kuptohet që nuk ka shumë vend për t’u dëshpëruar. Në fakt shumë njerëz mendojnë për një pakt në mes këtyre dy skuadrave edhe për kupë por kjo vështirë të ndodhë në ndeshjet që do zhvillohen gjatë muajit shkurt. Ajo që ka rëndësi është që Vllaznia të rikthehet sërish tek lojëat e saj të mira ashtu siç bëri në fundin e vitit të kaluar kur arriti pesë fitore rradhazi. Vërtetë nga skuadra është larguar Kruja që ka zgjedhur të luajë tashmë si I huazuar nga klubi arab tek Flamurtari I Vlorës, por në vend të tij ka ardhur Gilman Lika që është një forcë më shumë dhe gjërat pritet të shkojnë më mirë në të ardhmen.
© shkodrasport.com