Vllaznia është mërzitur nga gjykimet kundër tashmë dhe ka ndër mend të reagojë. Ato çfarë ndodhën në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia sa I takon gjykimit të ndeshjes, kanë irrituar drejtuesit e klubit shkodran. Pas trajnerit Vata që ka ngritur zërin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, dje edhe drejtuesit e klubit shkodran kanë shfaqur pretendimet e tyre për gjykimet e arbitrave. Sipas tyre, të dy golat e pësuar në Vlorë, edhe 11-metërshi I dhënë për vlonjatët nuk ka qenë I rregullt por dhe goli I dytë është I shënuar nga në pozicion jashtë loje. Pikërisht, këto kanë sjellë edhe kundërshtinë e kuqebluve. Pikërisht për këtë arsye, por edhe për faktin se kjo nuk është një histori e re, drejtuesit e klubit shkodran janë duke hartuar një ankesë zyrtare në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo bëhet e ditur nga administrator I klubit shkodran Kujtim Shaba që për “Sporti Shqiptar” është shprehur: “Mendoj se tashmë gjyqtarët e kanë bërë të rrugës ndëshkimin e Vllaznisë. E shohin që lojtarët dhe stafi I saj nuk reagojnë në mënyrë të dhunshme, ashtu siç veprojnë ato të ekipeve të tjera dhe prandaj e kanë shumë të lehtë për të na dënuar me veprimet e tyre. Kjo nuk është aspak e drejtë dhe është I disati rast që ndëshkohemi prej tyre. Për këtë arsye, ne do të reagojmë zyrtarisht në Federatë për këtë çështje sepse nuk është aspak e drejtë të veprohet kështu me Vllazninë, këtë emër të madh të futbollit shqiptar”. Pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe bërja publike e serisë së takimeve ku janë vërejtur gabime në dëm të kuqebluve Problemet e Vllaznisë me arbitrimet kundra, kanë filluar që në ndeshjen e fazës së parë ndaj Kamzës me mosdhënien e një penalltie shumë të pastër për Vajushin, për të vazhduar me disa të tjera rradhazi, duke arritur kulmin në takimin ndaj Tomorit në Kuçovë apo dhe ndaj Shkumbinit në Peqin. Edhe pas ndeshjes me Tomorin, pati një reagim publik dhe zyrtar të shkodranëve por reagimi I tyre nuk u mor parasysh nga askush në Federatë. Edhe viti 2012 ka nisur me ankesa të shkodranëve për bluzat e zeza teksa në ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, pavarësisht fitores së tyre, gjyqtari Peza nuk dha një 11-metërsh mëse të pastër në favor të Vllaznisë dhe po ashtu nuk nxorri me karton të kuq dy futbollistë të skuadrës laçiane. E njëjta situatë është përsëritur edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Flamurtarit në Vlorë që u humb prej tyre me rezultatin 0-2. Të dy golat mendohet të kenë qenë të parregullt sipas tyre dhe pikërisht, tashmë duket se durimi I kuqebluve është sosur. Për këtë arsye, këto ditë do ketë një ankesë zyrtare në FSHF pikërisht për gjyqtarët dhe arbitrimet tendencioze të tyre ndaj Vllaznisë. Askush nuk I garanton se kjo ankesë do zgjidhë gjë në favor të tyre megjithatë shkodranët duan ta ngrenë zërin. Trajneri Vata ka thënë se këto padrejtësi, ndikojnë në edukimin e keq të futbollistëve të rinj që ai ka në skuadër sepse në vend që t’I mësojmë çfarë është futbolli I bukur, më parë I mësojmë çfarë është e keqja sesa e mira. Bashkë me të, në të njëjtën linjë janë edhe drejtuesit e klubit sepse ata nuk mund të durojnë më padrejtësi në gjykim për skuadrën e tyre.
Gjergj KOLA