Merkato në Shqipëri ka nisur dhe shumë skuadra apo lojtarë nuk vonojnë që të bëjnë zgjedhjet e tyre, ndonjëherë edhe të nxituara. Arsid Kruja zgjidhi kontratën me Teutën dhe për shkodranin nuk kanë munguar ofertat këto ditë.
Kruja që ka një karrierë të pasur, pasi krahas Vllaznisë “mëmë” ka luajtur edhe për Laçin, Flamurtarin, por edhe në Arabi e Durrës. Kruja këto ditë synohet nga Vllaznia por edhe nga Kastrioti i Krujës.
Arsid Kruja është një lojtar cilësorë dhe natyrisht që do të bënte shumë punë, si në Shkodër ashtu edhe në Krujë falë eksperiencës që ai ka.
25-vjeçari shkodran kërkon që të bëjë zgjedhjen e duhur, pasi te Teuta në këtë pjesë të parë të sezonit, Kruja është aktivizuar vetëm 415 minuta, në shumë pak sfida si titullarë madje.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që e detyroi të kërkojë një skuadër tjetër, aq më tepër që tashmë shkodrani është në kulmin e karrierës./vipsport-