Kampionati kombëtar i futbollit të femrave rikthehet të luajë ndeshjet e javës së pestë të tij këtë të shtunë. Interesante do të jetë sfida që do të luhet në Shkodër në mes Vllaznisë kampionë në fuqi dhe Apolonisë së vendit të dytë në sezonin e kaluar. Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Të dy ekipet kanë aktualisht nga 9 pikë por shkodranet kanë një ndeshje më pak të luajtur. padyshim që skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka do të kërkojë fitoren e katërt në këtë kampionat me të cilën të fillojë të krijojë shkëputjen e duhur nga rivalet e tjera. Përbërja dhe gjendja e kësaj skuadre padyshim që është shumë e mirë dhe fitimin e titullit të pestë kampion rradhazi askush nuk e vë në dyshim.

© shkodrasport.com