Vllaznia ka siguruar një fitore të pastër 3-0 përballë Bylisit në një duel që ka konfirmuar ambiciet e shkodranëve për të qenë në dyshen e parë në garën për “Final Four”.

bandicam 2025-02-09 18-17-58-394

VLLAZNIA-BYLIS 3-0
53′ (ag) Kamara, 58′ Stojanoviç, 87′ Kahrimanoviç

NGJARJET KRYESORE

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ GOOOL VLLAZNIA! Kundërsulm perfekt i shkodranëve me Kahrimanoviç i cili shkon i vetëm drejt zonës dhe shënon golin e tretë. (VIDEO)

86’ Gruda e më pas Balaj nuk gjejnë hapësirën për të gjuajtur në zonën e Bylisit me mbrojtjen e ballshiotëve që largon rrezikun.

85’ Kahrimanoviç merr vendin e Deliut në radhët e shkodranëve.

77’ Mala dhe Dodaj i lënë vendin në fushë Çobës dhe Grudës në radhët e shkodranëve.

75’ Da Silva gjuan nga e djathta në zonën e rreptësisë, Jukaj pret në pozicion. (VIDEO)

73’ Malomo dhe Berko i bëjnë vend në fushë Sulovarit dhe Ualison në radhët e Bylisit.

73’ Da Silva harkon në zonë për Përgjonin i cili gabon me gjuajtjen e tij me kokë.

69’ Repaj merr vendin e Stojanoviç në radhët e Vllaznisë.

66’ Gjata dhe Ilieski hyjnë në fushë, në vend të Markut dhe Mahmutit te Bylisi.

65’ Balaj ka pretendime për një tërheqje të Abazajt ndaj tij, Jorgji nuk sinjalizon në favor të shkodranëve. (VIDEO)

63’ I sapofuturi Da Silva pason për Peralta i cili tenton me një diagonale në zonë, por nuk gjen portën e Jukajt.

61’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Da Silva merr vendin e Ruçit në radhët e Bylisit.

58’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje dënimi të Malës, Stojanoviç gjen devijimin e duhur duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

56’ Dodaj nga e majta gjen përsëri pasimin në qendër me Salën i cili vjen dhe gjuan tokazi, por gjen përgjigjen me këmbë të Hasanbelli i cili shmang golin e dytë. (VIDEO)

53’ GOOOL VLLAZNIA! Një harkim i Salës nga e djathta devijohet në portë nga mbrojtësi Kamara i cili shkakton autogol. (VIDEO)

51’ Sala nga e djathta harkon në zonë, Hasanbelli grushton dhe sfera shkon te Jagoi i cili gjuan, por çon topin jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

45’ Një harkim nga e djathta gjen Ruçin në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij shkon direkt në duart e Jukajt.

42’ Balaj provon edhe një herë me goditje dënimi para zonës, sfera shkon përsëri shumë lart mbi traversë.

37’ Përgjoni depërton në zonën shkodrane por nuk ia del të gjuajë drejt portës.

35’ Dodaj nga e majta jep një pasim të artë për Balajn, por gjuajtja e këtij të fundit fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

31’ Balaj tenton portën me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e portës ballshiote.

28’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.

24’ Situata zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, pasi as Bylisi nuk heq dorë nga sulmet përballë shkodranëve.

20’ Balaj lë pas Markun, shkon drejt portës dhe ndalet nga Hasanbelli. Mala vazhdon aksionin dhe gjen rrjetën por goli anulohet për faullin e Balajt ndaj Markut. (VIDEO)

18’ Dodaj jep spektakël me një aksion në krahun e majtë, gjuajtja-kros e tij ndalet nga shtylla e portës së ballshiotëve. (VIDEO)

8’-11’ Berko nis Malomo në sulm, Jukaj del dhe devijon topin para sulmuesit por është Ruçi i cili çon sferën në rrjetë. Goli anulohet fillimisht për pozicion jashtë loje, ndërsa është VAR i cili verifikon situatën dhe fton Jorgjin të shohë aksionin pasi nuk bëhet fjalë për pozicion jashtë loje. Në fund Jorgji anulon golin për faull në sulm. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

6’ Ruçi provon nga distanca, por sfera shkon shumë larg portës.

1’ Dodaj del shpejt në kundërsulm, por nuk i del pasimi për Malën në një situatë 2 kundër 1.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.