Pas Skënderbeut në javën e parë, vajzat e Vllaznisë në volejboll mundin edhe Lushnjen. Ndeshja e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, është luajtur pasditen e sotme në pallatin esportit “Qazim Dervishi”. Kanë qenë miket nga Lushnja ata që duke shfrytëzuar përvojen e tyre më të madhe, kanë arritur të fitojnë setin e parë me rezultatin 25-16. Vendaset hyjnë disi me vonesë në lojë megjithatë në setin e dytë e përmirësojnë shumë atë dhe ky set do të ketë shumë rivalitet por në fund është Vllaznia që fiton 29-27 duke barazuar setet.

I njëjti rivalitet edhe në të tretin në të cilin vajzat shkodrane sërish fitojnë në fund 25-23 duke kaluar ats tashmë në epërsi. Në të katërtin kuptohet që vajzat e trajneres Gogaj luajnë më të qeta duke dominuar në fushë. Përvoja e Picakut dhe Vistarajt, shoqëruar me lojën e mirë të Petezez, Sh.Molles dhe Zhivanit, do të ndiqej edhe nga dy 16 vječaret Qershia dhe A.Molla duke bërë që edhe seti i katërt të fliste për ta dhe prandaj do mbyllej me fitoren e Vllaznisë 25-20 që kësisoj fitoi edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Trajnerja Gogaj është e bindur se skuadra që ajo drejton, sivjet do ta arrijë objejtivin për të qenë për herë të parë në mes katër ekipeve më të mira të vendit. Dhe nisja në fakt është e mbarë: dy ndeshje, dy fitore.

© shkodrasport.com