Vllaznia ka arritur fitoren e parë në kampionatin kombëtar të femrave teksa sot ka mundur Korabin me rezultatin 3-2. Ndonëse një ditë e gëzueshme për popullin dibran pasi organizohej panairi agrobujqësor & blektoral, si dhe oda dibrane ku marin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria dhe trevat shqipëfolëse, si dhe pranisë së kyeministrit Berisha, në ndeshjen e volejbollit kanë fituar shkodranet. Ata kanë luajtur mjaft mirë në setin e parë duke fituar 17-25, ndërsa humbasin dy setet e tjera me shifrat 25-21 dhe 26-24 por shkodranet gjejnë forca dhe duke përfituar nga gabimet e vendaseve arrijnë të fitojnë setin e katërt dhe më pas të pestin me shifrat 19-25 dhe 11-15 si dhe krejt takimin 2-3. Kjo është fitorja e parë për Vllazninë në këtë kampionat.
Korabi-vllaznia 2-3
Setet:17-25,25-21,26-24,19-25,11-15.
Korabi: Kovaçi, Bana,A. Mera, Koleci,Lata, E.Koleci, Titini, E.Mera, Bodi, Vraniçi. Trajner: F.Bulku.
Vllaznia:Gjelaj, Molla, Peteza, Koçeku, Vistaraj, Shytani, Vucaj. Trajnere: S.Gogaj
Gjyqtarë: E.Preka,A.Tela (Tiranë)
Fatmir ZHUZHI