Të shtunën në ora 14.00 në fushën “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja e javës së shtatë të kampionatit të kategorisë së parë në mes “Vllaznia B” dhe Besës së Kavajës. Nëse kavajasit kanë bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë deri më tani, përveç humbjes së fundit ndaj Erzenit, ekipi i dytë i klubit shkodran nuk e ka marrë aq seriozisht mesa duket kampionatin dhe përveç dy-tre paraqitjeve të mira, në dy-tre të tjera ndoshta nuk i ka marrë ashtu si duhet ndeshjet duke u ndëshkuar.
Por ndërkohë për nesër gjërat duken ndryshe. Futbollistë dhe staf teknik duken të vendosur për të marrë fitoren e parë në kampionat me të cilën do ti shkëputeshin vendit të fundit në tabelën e renditjes. Trajneri Kraja ka kërkuar më shumë bashkëpunim edhe me stafin e ekipit të parë në mënyrë që lojtarët të cilët nuk angazhohen në ndeshjet zyrtare, të luajnë me ekipin B, me një kusht të vetëm: Që të japin maksimumin dhe të mos shkojnë sa për të kaluar rradhën. Tashmë duhet të presim se kush do të luajë nesër ndaj Besës dhe cili do të jetë rezultati i kësaj sfide të shumëpritur.
© shkodrasport.com