Ekipi i dytë i klubit shkodran ka marrë një pikë me shumë vlerë pasditen e sotme në Pukë ndaj Tërbunit në një ndeshje mjaft delikate.
Në fund të takimit të luajtur në “Ismail Xhemali”, është sigluar rezultati 0-0.
Duhet thënë se zhvillimi i kësaj ndeshje është vënë në mëdyshje sepse disa prej lojtarëve të ekipit “Vllaznia B” paraditen e sotme kanë patur probleme shëndetësore dhe kanë përfunduar në ambjentet e Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Për këtë arsye, drejt Pukës kanë udhëtuar vetëm 12 futbollistë! Megjithatë, trajneri Kraja dhe futbollistët e tij kanë zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë, duke arritur madje edhe të shënojë një gol të anulluar ndoshta me të padrejtë nga arbitri.
Gjithsesi edhe barazimi vlen sepse ka bërë që Tërbuni të mos i shkëputet më shumë në renditje duke ia lënë të hapura shpresat për të qëndruar në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com