E ka mbyllur me humbje kampionatin e sivjetëm “Vllaznia B”. Ajo është mundur me rezultatin 3-4 nga Tirana B në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fakt ka qenë një humbje “e çmendur” sepse kuqeblutë kanë qenë në avantazh me rezultatin 2-0 deri në minutën e 60-të, por më pas nuk kuptohet se çfarë ndodhi.

Në pjesën e parë ka qenë sulmuesi Albert Mila që ka shënuar golin e parë në minutën e 21-të ndërsa Emrah Fikaj në minutën e 54-të shënoi golin e dytë. Këtu u duk se ndeshja përfundoi, por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e 60-të ka qenë Çelhaka që ka ngushtuar shifrat për “Tirana B” ndërsa më pas Keqa do të shënonte golin e dytë në minutën e 73-të dhe duke barazuar shifrat.

Por bardheblutë nuk do të ndaleshin këtu. Cikani në minutën e 76 dhe Qelimi në minutën e 87-të do ta çonin rezultatin në 4-2 për “Tirana B”.

Goli i mesfushorit Mehja një minutë para fundit nuk i ka shërbyer për asgjë ekipit shkodran që në këtë mënyrë ka humbur me rezultatin 4-3 këtë takim të fundit.

“Vllaznia B” e mbyll kësisoj kampionatin në vendin e shtatë të renditjes me 37 pikë të grumbulluara, po aq sa Spartaku i vendit të gjashtë, megjithatë kjo është larg pritshmërisë që ka patut ky ekip në fillim të sezonit.
© shkodrasport.com