Ndonëse kishte pretendime për të marrë pikë në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos, “Vllaznia B” në fakt nuk e ka mbyllur ashtu si duhet pjesën e parë të saj. Ajo është mundur me rezultatin 1-0 me një gol të pësuar që në minutën e 3-të.
Ka qenë Muça ai që ka kaluar në avantazh dinamovitët dhe ky gol ka qenë i vetmi deri në përfundimin e kësaj pjese. Padyshim që djemtë e trajnerit Kraja duhet të bëjnë çmos për përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë sepse nëse nuk ndodh kjo, atëherë pozitat e këtij ekipi rëndohen edhe më shumë ngaqë Burreli i vendit të fundit për momentin është duke fituar në Kavajë ndaj Besës.
© shkodrasport.com