Ditën e sotme luhen shumica e ndeshjeve të rradhës të kampionatit të kategorisë së parë por ekipi i dytë i klubit shkodran, “Vllaznia B” nuk do të jetë në fushë.
Arsyeja është se kjo ndeshje është planifikuar të luhet të dielën në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Shijakasit luajtën të mërkurën ndeshjen e prapambetur në Pukë dhe për këtë arsye, iu la një ditë më shumë për ta përgatitur këtë sfidë të rradhës.
Kjo në fakt do t’i shërbente dhe Vllaznisë B, e cila shpeshherë ka kërkuar që ndeshjet e saj t’i luajë pas ekipit të parë në mënyrë që lojtarët të cilët nuk aktivizohen me të, të luajnë një ditë më pas.
Por këtë rradhë kjo nuk do të vlejë sepse siç dihet edhe ndeshja Luftëtari- Vllaznia u shty për të dielën në të njëjtin orar.
Që do të thotë se trajneri i ekipit B, Ervis Kraja nuk do të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë në këtë sfidë ndaj skuadrës që renditet në vendin e dytë të grupit A të kategorisë së parë.
www.shkodrasport.com