“Vllaznia B” ka zhvilluar sot nje tjeter ndeshje kontrolli, kete here ndaj Terbunit te Pukes. 90 minuteshi i ketij takimi miqesor eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te kuqebluve, golin e vetem per te cilin e ka shenuar sulmuesi i ardhur se fundi, Essang Matouti.
Stafi teknik i ekipit shkodran ka vijuar me takimet miqesore edhe kete here, teksa perballe pukjaneve ka aktivizuar lojtaret te cilet nuk kane qene te angazhuar ne sfiden e kampionatit ndaj Teutes. Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Golemit.
Vllaznia B e nisi ndeshjen me Jukajn ne porte, ndersa ne mbrojtje kane luajtur Brahimi, Pusi, Spahija dhe Podrimcaku. Ne mesfushe kane luajtur Sala dhe Tafili dhe para kesaj dysheje kane luajtur Çoba, Zaganjori dhe Dodaj, ndersa ne maje te sulmit ka qene Matouti. Ky i fundit gjate pjeses se pare ka shenuar edhe te vetmin gol te ndeshjes. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Brdariç ka aktivizuar edhe Maliqin ne vend te Tafilit.
Nderkohe Terbuni i Pukes ka luajtur me Tafen ne porte, ndersa ne mbrojtje jane aktivizuar Adios, Beçina, Troshani dhe Arbana.Treshja e mesfushes ka qene e formuar nga Emanuel, Leka dhe Laçeja, ndersa ne sulm kane luajtur Kaçubela, Bizi dhe Gjini. Trajneri Bardhi ka aktivizuar edhe Brahja, Veseli, Jahja, Lluka, George, Elezi, Damen, Alillari./www.shkodrasport.com/